Një trofe pas 13 vitesh, Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë

Skënderbeu-Vllaznia 0-1
39′ Da Silva

Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Sadriu, Vitija, Dumfur, Meksi, Zhan Viktor (82′ Douna), Taipi, Vangjeli (75′ Bajrami), Mara (65′ Pusi), Mensah.
Trajner: M. Memelli

Vllaznia: Zogoviç; Gurishta, Adili, Imami, Isaevski (90’+4′ Shehi), Krymi, Jonuzi, Marku, Da Silva (86′ Kaleziç), Kruja (71′ Hoxhaj), Dilaver (71′ Dilaver).
Trajner: Th. Brdariç

KV: Taipi, Sadriu. Mensah

KK: 86′ Zguro

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

MINUTË PAS MINUTE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren e Vllaznisë 1-0.

90’+4’ Vllaznia shpërdoron me Hoxhajn mundësinë për të mbyllur ndeshjen, sulmuesi gjuan mbi traversë.

90′ Jepen 4 minuta shtesë.

86’ Karton i kuq për Zguron. Ndërhyrje e pakuptimtë nga mbrapa në mesfushë ndaj Gurishtës, që çon Xhajën t’i tregojë kartonin e kuq.

85’ Goditje nga këndi për korçarët, topi harkohet për Douna i cili gjuan me kokë, por Zogoviç pret i vëmendshëm.

80’ Prej disa minutash e gjithë loja është nën kontrollin e korçarëve, të cilët po mundohen të shtyjnë drejt protës shkodrane, pro nuk arrijnë të gjuajnë në katërkëndor.

71’ Brdariç freskon sulmin me aktivizimin e Hoxhajt dhe Avdijajt, duke kërkuar që të kthejë përsëri shkodranët përpara.

68’ Pusi në shtyllën e parë devijon topin për Mensah por ky i fundit në shtyllën e dytë nuk arrin të gjuajë siç duhet në portë.

65’ Lëvizja e parë e Memellit është hedhja në fushë e Pusit në vend të Marës, duke rreshtuar dy sulmues të mirëfilltë.

56’ Përgjigjet Marku nga ana tjetër me një tentativë tjetër nga jashtë, sfera ndalet në krahët e Rexhepit.

55’ Taipi mundohet të shënojë me një gjuajtje nga më shumë se 30 metra, sfera kalon mbi traversë.

51’ Mara i afrohet golit të barazimit me një gjuajtje nga jashtë zonës, por goditja e futbollistit korçar përfundon jashtë, jo shumë larg katërkëndorit të Zogoviç.

49’ Përsëri Mensah merr topin nga e majta dhe mungohet të shkojë drejt portës. Imami e bllokon dhe e shoqëron derisa sulmuesi dërgon topin në fundore.

48’ Zguro nis një pasim të shpejtë për Mensah në zonë, por sulmuesi sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

46’ Pjesa e dytë e ndeshjes nis pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal 1-0 të Vllaznisë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

42’ Tani janë korçarët që mundohen të mbajnë topin, për të gjetur hapësira për të barazuar shpejt rezultatin, por shkodranët nuk lejojnë hapësira.

39′ GOOOL Vllaznia, shënon Da Silva.

36’ Da Silva jep një pasim të artë për Dilaver i cili shfaqet para Rexhepit dhe gjuan në portë. Por gardiani i Skënderbeut përgjigjet në mënyrë spektakolare duke larguar rrezikun nga katërkëndori i tij.

29’ Jonuzi është futbollisti i radhës i Vllaznisë i cili provon të shënojë nga jashtë zonës, Rexhepi është i vëmendshëm në pozicion.

25’ Marku provon me një gjuajtje të fortë nga 25 metra, shënjestra lë përsëri për të dëshiruar.

23’ Dumfur nis një top të gjatë për Mensah dhe ky i fundit i shmanget mbrojtjes, por ngutet në gjuajtjen e tij nga jashtë zonës duke mos gjetur katërkëndorin.

20’ Shumë gabime në mesfushë nga të dy skuadrat. Vllaznia ka më shumë kontrollin e lojës, por nuk ia del që të afrohet pranë portës.

13’ Mensah bëhet protagonist fillimisht me një shpërthim në krahun e majtë e më pas duke kërkuar një top në thellësi, por në të dy rastet prapavija e Vllaznisë dh portieri Zogoviç kontrollojnë gjithçka pa probleme.

8’ Da Silva e nga e majta e sulmit harkon për Dilaver i cili mundohet të shënoje me gërshërë, por nuk koordinohet siç duhet për të gjetur katërkëndorin.

7’ Skënderbeu duket se i ka rezistuar mirë sulmeve të para të Vllaznisë e tani po mundohet të dalë para me kundërsulme të shpejta e duke bërë presing në prapavijën e shkodranëve që kanë vështirësi të krijojnë aksione.

2’ Vllaznia jep sinjalin e parë me një goditje nga këndi, ku në zhvillimin e saj është Gurishta i cili gjuan me forcë, por nuk gjen katërkëndorin.

1’ Nis ndeshja në “Air Albania:

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...