Këtë të Shtunë ishte puntata finale e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.
Moderatorja Arbana Osmani tregoi një moment kur i kishte bërë një kamer të fshehtë regjisorit Eduart Grishaj, njëkohësisht dhe partneri i saj.
Ajo e kishte bërë të besonte se gjatë xhirimit të emisionit ishin shfaqur probleme teknike. Fillimisht ekrani i madh kishte filluar të kishte probleme, më pas ndriçimi dhe kamerat.
Eduarti ishte acaruar keq, duke u shprehur: “Kanë ikur të gjitha. Çfarë po ndodh? Pse e lëviz kamerën si amator m burrë, sikur ke filluar dje? Dyshi, o Kosa ça po ndodh m burrë? Po ça bëhet këtu, ik kamera, ik ndriçimi…”.
Më tej Arbana i kishte treguar se ishte e gjitha një lojë e saj dhe e stafit.





