Presioni i rrjeteve sociali bën që shumë përdorues të tyre të editojnë dhe të përdorin fotoshop në fotot e tyre në mënyrë që të ngjajnë sa më bukur.
Format perfekte trupore e fytyrat aq të pastra të Instagramit a rrjeteve të tjera sociale, s’janë gjithnjë të tilla në realitet.
Këngëtari i njohur Klajdi Haruni ka tregiar sot “një taktikë” për të gjithë ata që kanë komplekse me trupin apo mund të kenë shtuar në peshë këto kohë. Postoni selfie dhe shmangni foto ku ju duket i gjithë trupi.
Klajdi ka ndarë me ndjekësit në Instastory një meme në të cilën shkruan “Kur më pyesin njerëzit pse nuk postoj foto të të gjithë trupit”, duke shkaktuar të qeshura te të gjithë ndjekësit, një pjesë e të cilëve mund të kenë gjetur veten.
Alban Ramosaj e ka “mbështetur” menjëherë Klajdin duke e ripostuar këtë meme të cilën e shoqëron me disa emoji duke qeshur me lot.




