Me lot në sy drejt fushës së lojës, përjetimi i bashkëshortës kur Eriksen përfundoi pa ndjenja (Foto)

Padyshim ajo që e ka përjetuar më keq atë që ndodhi me Eriksen është gruaja e tij, e cila gjendej në stadiumin e Kopenhagenit për të ndjekur ndeshjen e Europianit mes Danimarkës dhe Finlandës.

Menjëherë sapo bashkëshorti i saj u shtri pa ndienja në fushë ajo ka tentuar të futet në fushën e gjelbër. Rojet e sigurisë kanë tentuar fillimisht ta qetësojnë atë, por pasi mbërriti në fushën e lojës ajo është mbështetur nga futbollisti Kjaer dhe portieri Schmeichel.

Nga fotot duket bashkëshortja Sabrina Kvist Jensen, e cila vrapon me lot në sy drejt bashkëshortit të saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME