Moderatorja e njohur Roza Lati ishte e ftuar ditën e djeshme në emisionin ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon, ku u duk se intervista nuk shkoi dhe shumë mirë. Në një moment Roza tha se po djersit pasi nuk ndihet aspak komode me situatën e krijuar.
Bieta e pyeti për setin e saj të fundit fotografik, ku Roza u shfaq shumë sensuale tek pozonte në vaskë, duke iu drejtuar “Do t’i biesh dikujt në sy?”
“Ti bie në sy dikujt, jo zemër unë bie në sy dhe kur dal e veshur me shapka kur nxjerr qenin. Unë edhe kur dal në emision dhe kur dal për të pirë. Nuk vishem deri në grykë. Me thënë të drejtën minifundin e vesh, kurrizin nëse dua ta nxjerrë jashtë e nxjerr. E kam trupin në formë pse mos ta bëj. O Bieta, unë e kam me qef punën që bëj.”– tha Roza.
Në fund të intervistës ajo flet për projektet e saj, ndonëse nuk u pyet. ” Emisioni u mbyll, do rinisë në shtator, faleminderit që pyete. Shumë i bukur edhe seriali, ua sugjeroj ta shihni.” Më vonë kur Roza e pyet nëse mund të tregojnë një foto që ajo ka realizuar Bieta thotë: “Nuk e tregojmë dot për shkak të orarit”
Roza ka reaguar në rrjetet sociale, ku shkruan se nuk e kupton se si Bieta e ka ftuar në studio dhe ofenduar, duke shtuar se ka pafund mesazhe nga ndjekësit.



