Nusja akuzon ish vjehrrën se e futi në prόstitucion

Xheje Dunga nuk e ka më kujdestarinë e vajzës, pasi bashkëshorti ka arritur që nëpërmjet shkollimit të vajzës dhe së shkuarës me precedentë penalë të Xhejes, të fitojë kujdestarinë e plotë të saj nga shteti italian.

Megjithatë, kjo nuk e mohon të drejtën e Xhejes për të ndjekur procedura ligjore për rifitimin e kujdestarisë, sikundër vlen e njëjta gjë për babanë e vajzës.

Pavarësisht kësaj çështjeje, që në fillim të rubrikës, Xheja erdhi me kërkesën ndaj së ëmës që ajo ta pranonte sërish në shtëpi. Ajo i kërkoi ndjesë publike duke u shprehur thellësisht e penduar për të gjitha shqetësimet që i ka shkaktuar.

Por kjo kërkesë hasi në refuzime shumë të forta nga ana e Elvirës dhe as në mbyllje të rubrikës, ajo nuk pranoi që Xheja të kthehej sërish në shtëpi.

Eni Çobani: Çfarë i kërkon nënës tënde sot?

Xheje Dunga: Unë i kërkoj mamit të më falë, i kërkoj ndjesë për të gjitha çfarë i kam bërë se është edhe e sëmurë.

Eni Çobani: Bravo, këtë kam dashur ta bëje që në fillim. Ti duhet të kërkosh një ndjesë shumë të madhe, shumë të madhe.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME