Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali tha ka debatuar me gazetarin Enton Abilekaj. Ky i fundit tha se Rama rrezikon të instalojë një regjim dhe kjo do të kishte pasoja fatale për vendin më pas.
Spiropali: S’ka lidhje me pushtetin, po vetëm me qeverisjen , drejtësinë, shtet ndërtimin integrimin, këto janë qëllimet tona, misioni dhe vizioni ynë, dhe do e bëjmë realitet. Prandaj po vijojmë me thellimin e reformës në administratë.
Pjesë nga debati në Open
Abilekaj: Deri në 2025 e ka PS, po çfarë është projekti, aty u fol për reformë administratë, dhe do e largojë të vjetrën se ishte votë kundër qeverisë, kjo është e qartë.
Po portat që thonë, këta janë të ndarë në biznesmenët që ka afër Rama pra ndarja e aseteve te njerëzit vete. Reformën në arsim e kemi parë çfarë na ka sjellë, atë në drejtësi duhet ta shohim akoma. 4 vitet e ardhshme do jenë njësoj apo pak më shumë të këqija. Me një opozitë që nuk di ku është , me një president që do e marrin këta, dhe do instalohet një regjim. Dhe tani do i durojmë këta.
Spiropali: Në 25 prill qytetarët folën qartë se çfarë duan.
Abilekaj: Ju shisni krimin zgjedhor si sukses. Ju po instaloni sistemin totalitar, po kontrolloni gjithçka.



