Ekspertiza mjeko-ligjore: Karolina nuk vdiq menjëherë, u mbyt nga burri kur ishte duke fjetur

Eksperti mjeko-ligjor ka nxjerrë ekspertizën e vdekjes së 20-vjeçares Karolina, e cila u mbyt nga burri i saj Babis Anagnostopoulos 32 vjeç.

Sipas raportit të publikuar nga e përditshmja greke “Kathimerini”, 20-vjeçarja nuk ndërroi jetë menjëherë. Ajo kishte humbur ndjenjat dhe pas 6 minutash ka ndërruar jetë.

Sipas mjekut ligjor, përleshja e saj me bashkëshortin ka ndodhur rreth orës 04:05 – 04:11 të mëngjesit, kohë që korrenspondon edhe me të dhënat e pulsit që ka treguar ora inteligjente që mbante në dorë 20-vjeçarja.

Pikërisht në këtë fashë orari, zemra e Karolinës ka pushuar.

Deri në orën 03:58, mjeku ligjor thotë se 20-vjeçarja ka qenë duke fjetur, dhe kjo vërtetohet nga rrahjet e ulëta të zemrës së saj, bazuar në ekspertizën mjeko-ligjore dhe matjet e pulsit të bëra nga ora inteligjente.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME