Nje fshatar qe tregtonte qumesht po udhetonte ne nje anije. Me qumeshtin qe kishte shitur ai kishte fituar 12 derheme (Para vendase).
Teksa nxori qesen me derheme dhe po i numeronte, u befasua nga nje majmun, qe me shume shkathesi dhe befasisht ia mori qesen nga duart dhe derhemet filloi t’i hedhe nje e nga nje ne det duke u argetuar.
Por pasi i hodhi shtate derheme, majmuni ia ktheu perseri qesen tregtarit dhe shkoi ne pune te vet me vrap.
Mirepo nje njeri qe kaloi aty prane, kur e pa tregtarin te zemeruar, e pyeti mbi shkakun dhe tregtari i tregoi gjithcka qe i kishte ndoshur.
Burri me pas e pyeti: “Mos je tregtar qumeshti ti?”
“Po” -iu pergjigj tregtari.
Burri: “A mos valle ti e perzien qumeshtin qe shet me uje?”
“Po” – iu pergjigj tregtari i zene ne si klet nga pyetja qe s`po i kuptonte qellimin.
Burri i huaj ia kthen: “Atehere derhemet qe ti mendove se i fitove nga uji qe kishe shtuar, i mori deti, Ndersa ato qe fitove nga qumeshti i ke ne qesen tende te sigurta