Ky është i riu shqiptar që po çmend rrjetin në gjithë Europën. Ja se çfarë është i aftë të bëjë

Vera ka ardhur. Plazhi, deti, rëra e ngrohtë dhe dielli përvëlues janë tashmë të pranishëm do të jenë së shpejti pjesë e pandashme e ditëve të pushimit. Festat e çmendura të mbrëmjeve që presin agimin, do të pushtojë bregdetin dhe jo vetëm pas një pandemie të gjatë.

Në “U tha, u bë” ishte i ftuar Jurgen Hakani ,25 vjeçari nga Durrësi që jeton prej vitesh në Itali. Videot e tij në “Instagram” dhe “TikTok” janë të famshme. Pasioni për flair bartending cocktail, e kanë bërë të famshëm, të thjeshtë dhe natyrisht të dashuruar me profesionin e tij.

Ai ka nisur të merret herët me këtë punë, ndërsa për Ninin dhe Manjolën zbuloi disa “sekrete”.

“Puna që unë bëj është shumë e bukur dhe çdo ditë mund të njohësh njerëz të rinj. Unë e dua shumë punën që bëj. Jam trajnuar dhe e bëj me shumë pasion”.

25-vjeçari tha se në Itali njerëzit janë të lidhur me pijen dhe e shijojnë shumë.

-Cilat janë kokteilet verore më të preferuara?

-“Në verë shijojnë kokteilet e freskëta si Mojito, Jin fizz, Daikiri që është i famshëm në Kuba”.

Ndërsa përgatit edhe një kokteil për emisionin, Jurgeni zbuloi sekretet që duhet të zbatohen për të krijuar një pije të shijshme.

“Gota plot me akull, se në të kundërt akulli shkrin dhe shija e pijes ikën. Një kokteil përgatitet maksimumi për 50 sekonda, në disa raste edhe 12 sekonda”.

Ai theksoi se numri më i lartë i pijeve që ka përgatitur në një ditë ka qenë rreth 3000, por numri mesatar i kokteileve që përgatis është 500-600.

Në fund ai theksoi se shpreson që informacionet dhe dëshira për të përmirësuar gjërat, të ndikojnë edhe në Shqipëri, vendin e tij të lindjes.

Burimi: Dritare.net

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME