Pas një viti e pak muaj në detyrë, Avokatja e Shtetit, Enkelejda Muça është shkarkuar nga ky post, duke u zëvendësuar me Brunilda Lilon.

Lilo është punonjëse e Avokaturës së Shtetit e specializuar mbi tregtinë dhe proceset e arbitrazheve ndërkombëtare.

Ajo thotë se është e specializuar edhe në ofrimin e mbështetjes dhe hartimin e kontratave të negocimit me ndikim të madh financiar për shtetet dhe institucionet publike.

Arsyet e këtyre lëvizjeve mbeten ende për t’u mësuar.