Ia sheh sherrin Eni Çobanit…/ Shqiptares ne Amerike i vunë gjobë në punë pasi po ndiqte “Shihemi në Gjyq”

Në hyrje të seancës së ndërmjetësimit “Shihemi në gjyq” tek E Diela Shqiptare, Eni Çobani ka përshëndetur të gjithë shqiptarët që ndodhen në SHBA dhe i falenderon ata për interesin e madh që kanë ndaj këtij programi. Madje ajo ka treguar dhe rastin e një zone që ka marrë një gjobë nga punëdhënësi sepse e kapi duke e parë në YouTube “Shihemi në Gjyq”.

 

“Sot është 4 Korriku, dita kombëtare e SHBA-ve kështu që gjej rastin një urim të përzemërt për të gjithë shqiptarët në SHBA dhe amerikanëve në Shqipëri dhe shqiptarëve kudo që janë. Ju duam shumë, po ata që janë në Amerikë janë shumë të shtrenjtë për ne.

 

Unë do veçoja një prej tyre, e di që Arditi ka Bostonin, unë do zgjidhja Detroidin. Shqiptarët në Detroid janë ndjekës të jashtëzakonshëm. Bile kam dhe një rast nga Detroidi të cilin ma kanë transmetuar mediat shqiptare atje dhe kjo është e vërtetë. Unë emrin nuk ia di zonjës, por ka marrë një gjobë nga punëdhënësi pikërisht sepse e ka kapur gjatë punës duke parë në YouTube “Shihemi në Gjyq”.

 

Kështu që e meriton një përshëndetje të veçantë zonja nga unë. Unë nuk e njoh, por më vjen keq që kjo i ka sjellë një pasojë, por për mua është kënaqësi që ndiqem”, është shprehur Eni Çobani. /tvklan.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME