Historia e familjes Lupi: Të harruar në një kasolle në pyll

Sami Lupi nga Librazhdi jeton prej 52 vitesh në varfëri ekstreme dhe streha e tij është një godinë e rrënuar që më shumë i ngjan një kasolleje. Lupi, është baba i katër fëmijëve dhe jeton në fshatin Drenavicë, që është mes pyjeve.

Fëmijët janë të moshave 12-17 vjeç, 3 vajza e 1 djalë. Samiu ka lindur në këtë fshat të harruar e të braktisur, e prej 22 vitesh nuk ka mundur të punojë.

Të ardhurat e vetme në muaj janë vetëm 6700 Lekë, që nuk mjaftojnë për asgjë. Bashkëshortja e tij është e sëmurë nga zemra e tiroidet dhe i nevojiten ilaçe. Sami Lupi tregon se nuk ka mundur të përfitojë strehim social dhe as një KEMP, pasi siç thotë s’e ka ndihmuar bashkia.

Që në çastet e para të hyrjes në studio, Samiu tregon rrugën që ka përshkuar për të ardhur në studion e emisionit “Historia Ime” në Tv Klan.

Në rastin e tij, edhe një furgon i vogël duket një luks që nuk kishte mundësi ta paguante e është detyruar të udhëtojë një pjesë të mirë të rrugës në këmbë. Mes lotësh, babai i katër fëmijëve, nis rrëfimin e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME