Do të ndalemi në një ngjarje sa të dhimbshme, po aq edhe problematike.
Donald Tufi është vetëm 20 vjec dhe në janar 2021 filloi punë pranë firmës së përpunimit të kartonave për pica, pranë zonës “Ish-Fabrika e qelqit”, e quajtur CDK PACK sh.p.k.
Kjo fabrikë ka si administrator, shtetasin turk, Savas Karaca.Më 15 mars 2021, Donaldi pëson një aksident të rëndë.
Në prani dhe me urdhër të përgjegjësit Dedë Bushpreni, ai detyrohet të futet poshtë makinerisë së ndezur, për të pastruar bojën.Në këtë moment, makineria i dëmton Donaldit tre gishtat e dorës.
Më pas përgjegjësi fik makinerinë, lajmërohet pronari dhe e drejtojnë për në qendrën më të afërt shëndetësore, duke i thënë, se në spital ka polici dhe mund t’u krijoheshin probleme, ndaj duhet të deklaronte, se ishte vrarë në shtëpi dhe jo në punë.
Në 23 mars 2021, Donaldit i vjen një njoftim për largim nga puna në datën 1 prill 2021, “për moszbatim me përpikmëri të rregullave të sigurisë në punë”./tv klan