Fitoi konkursin për tu bërë polic, por e përjashtojnë vetëm se ka syze optike

Në emisionin “Stop” sot është transmetuar historia e Griseld Gjishtit, i cili ka arritur që të fitojë konkurin për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit dhe në fund nuk është pranuar.

Gjishti tregon se ka aplikuar dhe ka kaluar 3 fazat e testimit, por në finale nga komisioni i kontrollit shëndetësor është skualifikuar, sepse kishte syze optike. Këtë fakt Grisledi nuk e ka mbajtur të fshehtë, që nga momenti i aplikimit, pasi edhe foton e formularit e ka me syze optike.

“Jam regjistruar në Akademinë e Sigurisë në Korrik të vitit 2020 për t’u bërë pjesë e Patrullës së Përgjithshme. Në Shtator kanë filluar faza e testimeve, test teorik, fizik, psikologjik dhe i kam marrë me rezultate goxha të mira.

Më pas na është bërë me dije se do të bëheshim pjesë e fazës tjetër që do të na bëhej testimi për drogën dhe pjesë e tatuazheve dhe kontrolli shëndetësor.

Në momentin kur është bërë kontrolli shëndetësor më kanë nxjerr probleme për syzet. Më është thënë që nuk mund të bëhesh polic me syze. Unë që në fillim i kam bërë testimet me syze dhe më kanë humbur shumë muaj kohë”, – tregon denoncuesi.

Lidhur me kwtw ish-zyrtari i Policisë së Shtetit, Neritan Islamukaj, shprehet, që kjo situatë vjen si pasojë e punës jo të mirë nga burimet njerëzore në drejtoritë vendore, pasi i riu duhet të ishte ndaluar që në momentin e aplikimit dhe jo pasi ai të kalonte fazat e testimit.

“Nuk duhet të kishte ndodhur që të vazhdonte testin me shkrim, testin fizik dhe psikologjik dhe të përjashtohej tek kontrolli mjekësor. Kjo është një diskrimin i një shtetasi që ka kërkuar të jetë pjesë e Policisë së Shtetit“, – shprehet Islamukaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME