Një histori shumë e bukur dashurie është treguar ditën e sotme në “ABC e Mëngjesit’.
Valbona Çaça dhe Anil Yiğit janë çifti me historinë më interesante të njohjes, ku i fundit ka qenë student anglishteje, ndërsa shqiptarja mësuesja.
“Historia jonë ka filluar para dy viteve e gjysmë, kur unë shkova të bëja një stazh në Hatai. Atje punoja si mësuese e anglishtes dhe Anil ishte te kursi ku unë jepja mësim. Me thënë të drejtën nuk është se ka qenë studenti im, por ishim në të njëjtën qendër”, tregoi Valbona.
Më tej, ajo rrëfeu edhe momentin kur Anil i kishte propozuar për martesë te ura e Bosforit.
“Familja e Anil dëshironte që ne të fejoheshim, të bënim diçka zyrtare, sepse motra e Anil u martua para dy javësh dhe donim që në dasmën e motrës të ishim çift dhe jo thjesht si të dashur.
Pastaj ishte një ditë dhe ne po bënim plane për fejesën. Edhe Anil tha që përpara fejesës unë do të bëjë diçka që është tradicionale dhe unë nuk e kuptova. Mirëpo, mbas disa ditësh e zbulova surprizën, nuk e dija që do ishin kaq shumë detaje”, tha Valbona shumë entuziaste.