Mjeku i mirënjohur Arben Domi ka dhënë së fundmi një intervistë ku ashtu si Ministria e Shëndetësisë, ka konfirmuar praninë e variantit ‘Delta’ në Shqipëri.

Ai theksoi se personat që janë të vaksinuar por edhe ata që e kanë kaluar një herë virusin, janë më pak të rrezikuar se pjesa tjetër. Më pas Domi ka rrëfyer për simptomat kryesore të variantit Indian.

“Simptomat kryesore, janë dhimbja e kokës, rrjedhja e hundëve dhe dhembje fyti. Ndërkohë që kamë vënë re se në disa raste se japin dhe diarre. Kjo është ana tjetër që është pak shqetësuese.

Këto janë simptoma të një gripi të lehtë apo një të ftohuri, apo të një sëmundje sezonale dhe mund të neglizhohen. Është mirë që moshat që janë të riskuara ose personat që kanë probleme ekzistuese është mirë që në rastin e parë të bisedojnë me mjekun”, u shpreh mjeku për Ora News.