“I dua të dy!”- 36-vjeçarja në dilemë për të zgjedhur partnerin: Njëri është babai i djalit tim, ndërsa tjetri…

Të jesh midis dy personave për të zgjedhur partnerin ideal nuk është e thjeshtë e sidomos kur në mes është edhe një fëmijë.

Por një 36-vjeçare ka treguar për “Dear Deidre” se ndjen shumë presion pasi të dy djemtë i pëlqejnë shumë, shkruan “The Sun”.

Njëri prej tyre është babai i djalit të saj 4-vjeçar, ndërsa tjetri një njeri shumë i dashur, të cilin ka vetëm katër muaj që e njeh.

Ja rrëfimi i plotë:

“Jam e dashuruar me dy djem dhe nuk e kam idenë se si mund të zgjedh mes të dyve.

Djali i parë është babai i djalit tim 4-vjeçar. Kemi qenë bashkë për 5 vite, por marrëdhënia jonë ka pasur shumë ulje e ngritje.

Tjetri është një djalë që e kam njohur me anë të site-ve të takimeve online. Ai është shumë i dashur dhe shumë ndryshe nga ish-i dashuri im.

Jam 36 vjeç, ndërkohë ish-i është 38 dhe i dashuri i ri është 32 vjeç.

U ndava nga ish i dashuri 2 vite më parë, por pas ndarjes jemi takuar disa herë dhe kemi kryer marrëdhënie intime.

Por pas kësaj ai më tha se nuk dëshironte një lidhje formale dhe se ishte më mirë që të vazhdonim rrugët tona të ndarë.

U lëndova shumë sepse e doja ende dhe nuk dëshiroja të ishim ‘miq me përfitime’. Prandaj nuk e takova më, me përjashtim të rasteve kur vinte në shtëpi për të marrë djalin tonë.

Disa muaj më vonë takova këtë djalin tjetër. Kam katër muaj që dal me të dhe jam shumë e lumtur.

Kur ish-i dashuri zbuloi se kisha nisur të takoja dikë dhe se gjërat mes nesh po bëheshin seriozë, nisi të bëhej xheloz. Që nga ky moment, ka nisur të më kërkojë të dalim bashkë dhe të më shprehë dashurinë, si edhe pendesën për gabimin e madh që ka bërë.

Ai është babai i fëmijës, si dhe rikthimi do të ishte diçka e mrekullueshme, por nuk mund ta harroj dhimbjen që më shkaktoi.

I pëlqej të dy dhe ndjej shumë presion. E di që kam bërë gabim, por tani po fle me të dy.

Ish-i dashuri mendon se gjërat mes meje dhe djalit tjetër po ftohen, ndërsa djali tjetër nuk di asgjë rreth ish-it tim.

Më duhet të zgjedh, por si mund të bëj zgjedhjen e duhur për vete?”.

“Dear Deidre” thotë:

“Ish-partneri ju kërkoi sërish vetëm kur zbuloi se po nisni diçka të re me një tjetër person. Nëse do të ishit kthyer me të, asgjë nga e shkuara nuk do të ishte zgjidhur dhe të njëjtat probleme do të shfaqeshin sërish.

Mund të ndaheshit përsëri dhe kjo mund të dëmtonte djalin tuaj.

Sa i përket djalit tjetër, është ende herët për të thënë diçka, por ai e meriton një shans”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME