Mediat greke kanë publikuar pamje nga banesa ku u gjet e pajetë një e moshuar që mbahej e fshehur nga nipi i saj 55-vjeçar.
Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë që tronditi Janinën mëngjesin e djeshëm, pasi policia gjeti trupin e pajetë të 69-vjeçares, e cila po dekompozohej branda bagazhit të një makine,
të cilin 55-vjeçari e kishte mbyllur me ngjitës me qëllim që të pengonte daljen e aromës së rëndë nga dekompozimi i trupit. Dyshimet e para erdhën pas shqetësimeve të shprehura nga banorët e zonës, të cilët thanë se nuk e kishin parë të moshuarën prej muajsh.
Viktima sipas policisë ka vdekur 2-3 muaj më pare. Nipi i saj u arrestua, pasi akuzohet se ka futur trupin e të moshuarës në bagazhin e makinës duke mos raportuar për vdekjen e saj, me qëllim për t’i marrë pensionin.