Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për situatën e zjarreve që kanë përfshirë sipërfaqe të tëra në vend prej disa ditësh.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga aksioni i forcave të Ushtrisë dhe trupave Rangers për shuarjen e flakëve.
POSTIMI I EDI RAMËS:
Angazhimi disaditor për shuarjen e zjareve në Karaburun e jo vetëm, nga Forcat e Ushtrisë dhe trupat Rangers në terren meriton respekt e inkurajim, në një kohë kur shumë vende po përballen me kërcënimin e zja reve.



