Prej disa ditësh temperaturat në vendin tone vazhdojnë të mbeten në vlerat e tyre më të larta, teksa termomentri ka shënuar më shumë se 40 gradë Celcius.
I gjithë vendi po përballet me thatësirë dhe zjarret kanë përfshirë hapësira të mëdha tokash e pyjesh. Grupi i Emergjencave Civile është prej ditësh në terren, ndërsa sipas informacioneve, pjesa më e madhe e zjarrvënieve janë të qëllimshme.
Dita e sotme ka nisur me luhatje të lehta temperaturash, e erë të fortë dhe mesatare, duke arritur shpejtësinë edhe mbi 55 km/h. Sipas sinoptikanit Hakil Osmani,
mbrëmja e sotme, e premtja dhe fundjava do të sjellin dobësim të parametrave të erës. Përsa i përket kushteve të motit, mesdita e sotme ka patur vranësira që kanë sjellë rrebeshe afatshkurtra shiu në zonat veriore dhe qendrore.



