Fatura që po cmend rrjetin, “nuk dua asgjë” në një lokal kushton 0.5 Euro (Foto)

Një fotografi e një fature, e lëshuar në një plazh në Budva po bën xhiron e rrjetit pasi është një rast i pazakontë.

Bëhet fjalë për një faturë në të cilën ka vetëm një ‘artikull’ të pazakontë që kushton 0.50 euro. Bëhet me dije se tre persona që janë ulur në një lokal në Budva nuk kanë kërkuar asgjë për të konsumuar dhe më pas i ka ardhur fatura në tavolinë vetëm për qëndrimin e tyre aty.

Në faturë shkruhet ‘Nuk dua asgjë’ që kushton 0.50 euro, e shumëfishuar për tre persona që ndodheshin në tavolinë dhe në total qëndrimi i tyre kushtoi 1.50 euro.

Fotografia e faturës ka shkaktuar shumë komente në rrjete sociale. Ka patur edhe nga ata komentues që kanë shtruar pyetjen nëse së shpejti do të paguanë edhe për frymëmarrjen e ajrit, ndërsa të tjerët pyesin “çfarë lloj njerëzish janë ulur në kafene dhe nuk duan të pinë asgjë”.

Nëse kjo është një shaka e pronarëve të objektit që bënë një lëvizje të mirë marketingu në këtë mënyrë, ose bëhet fjalë për një pagesë të vërtetënuk është konfirmuar ende.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME