Babai i viktimës 18 vjeçare nga Ferizaj, Muhabi Osmani, ka thënë se vonë e ka kuptuar se vajza e tij ka qenë me një person që ka kryer vepra te renda.
Ai ka thënë për “RTK” se është shumë i tronditur me rastin, por pret që organet e vendit dhe ligjit ta zbardhin rastin dhe për ta kapur personin e dyshuar i cili, siç thotë ai, vajzës së tij i mori jetën.
Babai i 18 vjeçares lutet që ky rastet të jetë i fundit. Ai apelon që prindërit të kenë kujdes dhe të përcjellin fëmijët e tyre se me kënd shoqërohen.
Osmani thotë se vajza ka jetuar afër dy muaj me të dyshuarin, por siç thotë ai, vajza e tij ka qenë në presion dhe është frikësuar t’i tregoj familjes për personin që tashmë është në arrati.
Ai shton se vazhdimisht e kanë pyetur, por 18 vjeçarja nuk ka treguar asgjë, sepse ka qenë në presion psikik.
Muhabi Osmani shprehet i mllefosur me organet e drejtësisë se si e kanë lënë në liri një person të dyshuar për disa vepra penale.
“Gjyqësori do të duhej të merrte masa ndaj këtij personi i cili familjen time e goditi keq. Jemi shumë te shqetësuar për këtë që më ka ndodhë”, ka thënë ai.