Erion Braçe nuk do të jetë më pjesë e qeverisë Rama. Lajmin e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në Facebook. Braçe ka shkruar se çdo gjë e ka një fund.
Kujtojmë se Erion Braçe ka mbajtur postin e zëvendës kryeministrit në mandatin e dytë të Rilindjes. Kjo dorëheqje apo përjashtim, ka ardhur një ditë pasi Braçe doli me metër në dorë, rrugëve të Lushnjes për të matur gjerësinë.
Postimi i Braçes:
KA NJE FUND! I NDERUAR QE SHERBEVA PER NJEREZIT NE NEVOJE, NE DITET E TYRE ME TE VESHTIRA NE 24 VITET E FUNDIT!



