Sipërmarrësi Altin Prenga përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se doktor Angjelin Shtjefni gjatë ditëve në vijim do të bëjë vizitat e rradhës vullnetarisht për banorët e fshatit Fishtë.
Duke filluar nga dita e nesërme nga ora 9:00 deri në ora 12:00, në qendrën mjekësore të fshatit do të ketë konsultime rreth parandalimit të infektimeve nga Covid dhe për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
“Njoftojmë gjithë banorët e fshatit Fishtë se edhe këtë vit doktor Angjelin Shtjefni do beje vizitat e rrallës vullnetarisht per bashkëfshatarët.
Nesër nga ora 9:00 deri në ora 12:00 konsultime rreth parandalimit te semundjve infective (Covid) mjekimi dhe parandalimi i semundjeve cardiovaskulare dhe diabetit! Etj”, shkruan ai.
Doktor Angjelin Shtjefni është larguar prej vitit 1996 nga Shqipëria për në SHBA, por pushimet verore pelqen t’i kalojë në vendlindje, pak metra nga shtëpia ku ka lindur Gjergj Fishta, në fshatin Fishtë në Lezhë.
Çdo vit ai zhvillon konsulta falas për bashkëfshatarët e tij.