Koronavirusi i ka marrë jetë një 40-vjeçari në Shkodër. Ai është Artan Dibra, i cili njihej në qytet si artisti i koktejleve.
Lajmin e trishtë e kanë ndarë në rrjetet sociale miqtë dhe shokët e tij, që kanë postuar disa mesazhe prekëse për 40-vjeçarin, që ishte baba i një djali 5-muajsh.
“Pa fjale…. E pa besushme…. Nje shok i mire. Nje djale profesionist i talentuar. Nje djale me zemer te madhe. Nje djale qe na respektoj gjith jeten e tij te largohet kaq shpejt nga jeta……
E pa besushme dhe e pamundur ta pranojme realitetin…. Artan Dibra ti do jesh gjithmone me ne…. djemt si ti nuk vdesin kurre….” shkruan Samoel Pjeshka.
“Tani, do i mungoje te gjithë miqve, po aq sa edhe buzeqeshja, fjala e ëmbël, qytetaria dhe mikpritja e tij zones pedonale.
Në emër të te gjithe bizneseve te zones pedonale, shoqata e biznesit “BID Shkodra” i shpreh ngushellime te sinqerta familjes” është një tjetër postim.
“U nda nga jeta nje djal artist, nje djal profesionist, nje djal me nje zemer kaq te madhe, Ti o Artan Dibra na zbukurove diten ma te lumtur te jetes ton me duart e tuja te arta por jeta qenka aq e pa drejt qe merr djem si ty. Shpirti jot pushoft ne parajsë” shkruan Rudi Çanga.
Dje u regjistruan tre humbje jete nga koronavirus dhe mbi 800 raste të reja