Një person është filmuar duke dalë nga dritarja e dhomës së Repartit Infektiv në spitalin e Gostivarit.
Ende nuk ka asnjë të dhënë nga spitali ose policia për ngjarjen në fjalë.
Pas Shkupit, Gostivari dhe Tetova janë qytetet me më së shumti të infektuar.
Që nga fillimi i pandemisë në Gostivar janë regjistuar 7.503 raste me koronavirus, ndërsa momentalisht ka 1.394 raste aktive.