Një lob i rëndësishëm i Partisë Socialiste ka pësuar kërcitje përpara konfigurimit të qeverisë së re.
Mos-emërimi i Taulant Ballës në postin e Ministrit të Brendshëm, mësohet se ka xhindosur Fatos Nanon, i cili i ka premtuar luftë të ashpër Edi Ramës. Sipas burimeve të “Pamfleti”-t, telefonata mes ish-Kryetarit dhe kreut aktual të socialistëve ka qenë e ashpër e dhe me tone mjaft të larta.
Nano, i ka bërë të ditur Edi Ramës, se do të ketë reperkursione të forta në mos zbatimin e paktit që kanë bërë mes palëve. Nuk dihet realisht cili ka qenë pakti, por burimet konfirmojnë se thelbi i kësaj marrëveshje ishte emërimi i Taulant Ballës në postin e Ministrit të Brendshëm.
Aq i besueshëm ishte ky version, sa pranë ish-Kryetarit u mblodhën oficerë policie, policë, madje edhe njerëz të fortë që shpresonin për këtë gjë. Në këtë logjikë, edhe biznesmenë të shumtë financuan fushatën e Taulant Ballës, por edhe të njerëzve të tjerë të këtij lobi, siç është edhe Petro Koçi.
Pakënaqësia e tyre, duket ka shpërthyer pikërisht kur u mor vesh që Balla, jo vetëm nuk do të jetë Ministër i Brendshëm, por as do të ketë pjesë në Qeveri. Pas kësaj, njerëz të këtij qarku politik kanë shpërthyer në pakënaqësi ndaj lidershipit. Petro Koçi, Aldrin Dalipi, por edhe të tjerë të këtij grupimi kanë deklaruar se situata është e rëndë dhe Rama na ka tradhëtuar sërish.
Balla vetë është përplasur keq me Ministren e Arsimit, Evis Kushi, e cila ka re fuzuar të punësojë njerëzit e dërguar nga numri dy i PS-së. Burgu i Peqinit, nga një zonë e kontrolluar nga Taulant Balla, ka rënë në dorë të Qifes, i cili ka emëruar njeriun e tij drejtor.
Një ish-oficer nga Pajova, që cilësohet si njeri i afërt i Aqif Rakipit, ka marrë në dorë situatën dhe ka nisur të largojë të punësuarit e Ballës nga një aset i rëndësishëm influence në qarkun e Elbasanit. Pas zgjedhjeve, ishte vetë Taulant Balla që deklaroi për ‘Top Channel’, që në mandatin e tretë ai do të ishte një nga Ministrat e Qeverisë, duke nënkuptuar dikasterin e policisë, por Edi Rama i ka bërë të ditur se kjo nuk do të ndodhë, pasi ai cilësohet i “brishtë” nga dosjet që ka SPAK.
Rama, mësohet se e ka marrë për keq telefonatën e Fatos Nanos, ngaqë ka tentuar të ulë tensionet, duke i bërë të ditur se emërimi i Taulant Ballës në Qeveri është i pa mundur.
Është munduar ta zbusë situatën, por kur pastaj nuk kishte rrugë tjetër, ka ndodhur ndarja e madhe. Pikër isht pas kësaj tele fonate ka ardhur reagimi i fortë i Petro Koçit, i cili gjithashtu mësohet se është përplasur me Ramën.
Rama, humbjen e këtij lobi të rëndësishëm, duket ka menduar ta zë vendësojë me një grup të ardhur nga LSI-ja, që janë larguar pas zgjedhjeve. Kreu i këtij grupi mësohet se është Luan Rama, i cili sot ka shpallur largimin zyrtar nga partia e Ilir Metës…
/Pamfleti



