Një super transformim ka qenë ky i personazhit të episodit të ri të “Doktor Plastik” të transmetuar këtë të diel në televizionin “ABC”.
Aida Bucaj, një grua 46-vjeçe rrëfeu në “Doktor Plastik” historinë e jetës së saj. Aida, e cila ka lindur dhe ka jetuar ne Tropoje deri ne martese, kishte vetëm një ëndërr; të bëhej nënë.
Por megjithë përpjekjet e saj për të mbetur shtatzënë, shtatzënitë e para nuk arrinte ti çonte deri në fund. E dërrmuar moralisht dhe fizikisht, Aida iu nënshtrua një regjimi të vështirë shtrati derisa më në fund arriti të sjellë në jetë fëmijët e saj. Por lindjet u shoqëruan me luhatje të mëdha në peshë që i sollën ulje dhe ngritje në peshën trupore duke i shkaktuar humbje të madhe të elasticitetit të lëkurës.
Lëkura e saj u shkatërrua deri në atë pikë, sa e vetmja rrugëzgjidhje mbetej kirurgjia plastike. Pas konsultës me doktoreshë Rezarta Kapajn në “Spitalin Amerikan”, doktoresha vendosi që Aida ishte një rast ekstrem dhe duhej trajtuar si i tillë. Ndaj vendosi që në rastin e saj nevojiteshin një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale të ndara në dy operacione të mëdha. Për të parë rezultatin final të këtyre ndërhyrjeve, gjeni me poshtë linkun me episodin e ri.