Lajmi që bëri më shumë bujë dje ishte vendimi që mori kryetari i PD Lulzim Basha për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i kësaj partie.

Ngjarja solli reagime të shumta, ku është shoqëruar dhe me tone të ashpra brenda selisë blu.

Mirëpo sipas gazetarit Artan Hoxha më i fituari në këtë mes është kryeministri Edi Rama.

“Qesh o byrazer qesh, pse te mos qeshesh… Ti e kap bingon pa blere bilete fare”, shkruan ai.