Janë në lidhje tash e 6 vjet. Si në histori të bukura dashurie, i njëjtë ishte edhe takimi i parë mes Robertina Mataj dhe Ardi Dina.
Ndonëse ajo jetonte në Zvicër, ata u njohën tek vendi ku punonte Ardi në Kosovë. Mirëpo, rrugëtimi për të krijuar këtë lidhje nuk ishte aspak i lehtë për ta. Kjo pasi Ardi është musliman, ndërsa Robertina katolike.
Momenti më i vështirë për 26-vjeçaren ishte takimi i parë i babait të saj me Ardin.