Në Superligën e Afrikës së Jugut ndodh çudia e rradhës sa i përket shpërblimit ë lojtarit më të mirë të ndeshjes.
Gjithçka në fakt lidhet me sponsorin e ndeshjes apo kampionatit, që në Afrikën e Jugut është një kompani telefonike celularësh.
Si rrjedhojë lojtarin e ndeshjes e kanë shpërblyer me 5GB internet, siç duket edhe nga fotoja që po bën xhiron e rrjetit.