“Jam bërë si Ferrari”/ Nënë Lule, 80-vjeçarja nga Tirana shkrin së qeshuri në emision moderatoren: Vajzat janë shejtan (video)

Kush tha që mosha e trtetë nuk është aktive në jetë? Një 80-vjeçare nga Tirana, e cila ka pasion leximin i ka lënë pa fjalë të gjithë me jetën e saj tepër aktive.

E ftuar në emisionin ‘Vizioni i pasdites’, që moderohet nga Evi Reçi, nëna Lule ka treguar se gjatë jetës së saj ka punuar shumë, ndërsa tani po e shfrytëzon kohën e saj për të bërë udhëtime.

“Kam dëshirë të madhe të lëviz në vende që nuk i kam parë asnjëherë. Këto 4 vite po udhëtoj sepse nuk kam pasur mundësi. Në jetën time kam patur shumë ngarkesë, kam ndihmuar vajzat për fëmijët e tyre, burrin e kam pasur të sëmurë me sëmundje tepër të rëndë”, tregon nëne Lule.

“Këto 4 vjet më duket sikur jam bërë si Ferrari. Kam ndenjur 9 muaj në Itali, kam shkuar në Arabinë Saudite, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë etj”, shton nëne Lule, duke shkaktuar të qeshura në studio. As vetë moderatorja nuk e mbajti dot të qeshurën.

Periudha e saj e shtatzënisë ka qenë vetëm me punë, madje nëna e saj e këshilloi që të mos e linte punën asnjë minutë sepse sipas saj lind më kollaj fëmija. Nënë Lule tregon se për 40 vite ka punuar në spitalin e Tiranës.

Nuk kanë munguar as të qeshurat në studio, ku nëna Lule thotë se vajzat janë shejtan.

“Ne femrat jemi çik të prapta ndërsa djemtë janë si mbretër”, thotë mes të tjerash.

Më poshtë keni videon e plotë të intervistës shumë të bukur të kësaj nëne shume fisnike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME