Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, ka mbajtur fjalën e saj në një orë të vonë të seancës parlamentare maratonë të mbajtur për votimin e qeverisë. Kujtojmë se ky është fjalimi i parë i saj si deputete e Parlamentit të Shqipërisë.
Në fjalimin e saj, duket se fakti që ka jetuar jashtë në një pjesë të mirë të kohës, ka bërë që të ketë vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve gjuhën shqipe, duke shkaktuar të qeshura në sallë.
I tillë ka qenë edhe rasti i mëposhtëm ku deputetja u përpoq të thoshte diçka për fëmijët, të citonte një proverbë angleze, por në fund nuk e shqiptoi si duhej, duke shkaktuar konfuzion.
“Një proverbë e vjetër angleze thotë që fëmijët duhet të q…., jo të dëgjohen”– dëgjohet të thotë Muzhaqi.
Ky moment ka ngjallur edhe debate nëpër rrjete sociale dhe video është bërë virale në rrjet.