Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ishte i ftuar sot Sikedi, një djalë 29-vjeç i cili ka treguar se është ndarë nga bashkëshortja për shkak të konflikteve që ajo ka me mamanë e tij. Problemet filluan pasi ai e mori të fejuarën në Kanada dhe mesa duket nëna e tij filloi të ndihej xheloze për nusen.
Sikedi: Para tre vitesh kam filluar një histori me një vajzë dhe na ka njohur nusja e kushëririt tim, djalit të dajës. Unë isha në Kanada ajo në Shqipëri. Në Gusht të 2018 nisem për në Shqipëri me miratimin e prindërve sepse normalisht prindërit ishin me mua në Kanada. Edha në Shqipëri, u njohëm, u takuam më pëlqeu, ishte e qetë, familja ishte shumë mirëpritëse dhe bëmë fejesën. Bëmë një festë tek shtëpia e asaj dhe më pas ata erdhën tek ne, më pas unë u nisa për në Kanada.
Ardit Gjebrea: Prej sa vitesh jetoje ti në Kanada?
Sikedi: Kur kam njohur Matildën, ishin dy vite sepse më përpara kam jetuar në Itali.
Ardit Gjebrea: Si vazhduan ngjarjet?
Sikedi: Kur unë arrita në Kanada në Tetor të 2018 i thashë prindërve që duhet të bënim gjithçka që ishte e mundur që ta merrja, që të mos rrinim larg. Në fillim menduam se mund të vinte me një vizë pune, e tërhiqja unë. Bëmë aplikimet, u desh të mbyllnim një shumë parash në bankë si garanci për ambasadën kanadeze dhe aty lindi një keqkuptim i parë me mamin tim kundrejt Matildës.
Banka kishte mbyllur një 10 milionësh me një afat kohor dhe Matilda ishte e detyruar ta bënte sepse ajo ishte kontrata. Kurse mami donte që Lekët të bllokoheshin në bankë për një muaj sa të vinte përgjigjia e ambasadës kanadeze. Filluan keqkuptimet e para, inatet nga ana e mamit. Matilda ka qenë shumë pozitive për të ardhur tek familja jonë. Marrëdhënia filloi duke u përkeqësuar mes mamit kundrejt Matildës dhe familjes së saj. Unë isha konfuz, të paktën vitin e parë sepse nuk dija kujt t’i besoja. Isha 26 vjeç, tani jam 29. Matilda ishte 18 vjeç e pak muaj.
Ardit Gjebrea: Nëse mami do të thoshte ose mua ose Matildën?
Siketi: Shpresoj mos ma bëjë kurrë këtë pyetje sepse është shumë, e keqe kundrejt një fëmije. Por unë jam këtu për Matildën dhe kuptohet që tashmë zgjedhjen time e kam bërë. Nuk e di sa do e pranojë ajo zgjedhjen time, kemi pasur dhe një muhabet me familjen e Matildës që të më japin dhe një mundësi tjetër, por kërkojnë prindërit e mi që të shkojnë në shtëpinë e tyre, të ulen dhe të bisedojnë ku është problemi dhe pse kemi arritur deri këtu.
Por unë nuk e kam në dorë këtë gjë, nuk mund të marr prindërit me zor. Dua t’i them Matildës që nëse do të më japë një mundësi, jam i gatshëm të lëvizim këtu me qira në Tiranë, nuk e kam problem fare, të vazhdojmë bashkë. Nuk e di si do jenë raportet me prindërit e mi mbas, dua t’i them që nëse ata kanë nevojë për mua, unë do i ndihmoj dhe do jem prezent sepse jam djalë i vetëm dhe s’kanë njeri tjetër. Do mundohem t’i ndihmoj dhe ata por do kemi jetën tonë të ndarë.
Ardit Gjebrea: Në një farë mënyre është shumë e vështirë sepse duhet të bësh zgjedhjen, do humbësh nënën apo do humbësh mamanë e ardhshme të fëmijëve të tu. Zgjedhje e vështirë është dhe ai sot në një farë mënyre ka bërë një hap.
Matilda: Ajo është nëna e tij e kupton, është fëmijë i vetëm. Kam luftuar pafund për të, por i kam thënë që tani nuk luftoj më.
Në fund të emisionit Sikedi iu lut për ta takuar dhe i premtoi që çdo gjë do rregullohet, por Matilda edhe pse e dashuron shumë, nuk pranoi ta takojë për hir dhe respekt të familjes së saj, e cila e ka mbështetur shumë dhe nuk dëshiron që t’i zhgënjejë. Sikedi u largua i zhgënjyer dhe i lënduar, por Matilda u shpreh se ajo nuk do ndahet nga ai, veç se i duhet pak kohë dhe të diskutojë me familjen.
Burimi: tvklan