SHKODËR, 50 VJEÇARI QË JETON ME 50 LEKË TË REJA NË DITË

Nga Nereida Vitoja

Mbyllja e bizneseve për shkak të përhapjes së pandemisë vitin e kaluar ndikon akoma në ekonominë e qytetarëve shkodranë.

Sokol Milo është 50 vjeçari, banues në lagjen “Mark Lula” I cili prej një viti është përfitues I skemës së ndihmës ekonomike, pasi mbeti I papunë.

Prej asaj kohe, pa të ardhura dhe me shumë probleme shëndetësore ai detyrohet të përballojë kushtet e vështira të jetës me 50 lekë të reja në ditë, pasi përfiton vetëm 1800 nga 3600 lekët e reja të përkrahjes sociale. Ai akuzon institucionet por edhe bankën për uljen e vlerës që përfiton nga ndihma ekonomike.

Një ditë më parë, përmes avokatit, Sokoli I ka bërë një kërkesë zyrtare bashkisë Shkodër por edhe Ministrisë së Financave që të shqyrtojnë vlerën e ndihmës ekonomike që ai përfiton, pasi është e pamundur të jetojë me aq pak të ardhura.

Në një kohë kur çmimet e produkteve bazë por edhe shërbimeve po rriten dita ditës, përballimi I jetesës me 18 mijë lekë të vjetra në muaj është një sfidë. Aq më tepër për Sokolin, ku me 50 lekë të reja në ditë I duhet të sigurojë ushqimin, të kryejë shpenzimet e përditshme, të paguajë taksat dhe të sigurojë ilaçet që I duhen për sëmundjet që e shoqërojnë prej kohësh.

https://fb.watch/8ch7HZQRNi/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME