Refuzimi për të vijuar lidhjen, ka bërë që i riu nga Shkodra, Fadil Likaj, ti hedhë granatën në tavolin e lokalit, studentes K.Z.
Fatmirësisht mosplasja e granats, ka sjellë shmangien e një tragjedie të rëndë, pasi në të kundër jo vetëm studentja do ishte dëmtuar, por mund të kishte dhe pasoja të tjera tek njerëzit që ndodheshin në lokal.
Mësohet se studentja teksa është pyetur në polici, ka ka pohuar faktin se ka rreth 1-javë që qëndronte në qytetin e Vlorës, pasi vazhdon studimet e larta në universitetin “Ismail Qemali”.
Ajo ka shtuar se kishte disa muaj që njihej dhe bisedonte kryesisht me anë të telefonit me Fadil Likaj, dhe se kohët e fundit kishte dashur ta ndërpriste këtë njohje, pasi sjellja e tij ka qenë e bezdisshme dhe shqetësuese për të dhe këtë fakt ia kishte komunukuar me telefon, Fadil Likajt.
Ky i fundit nuk e kishte pranuar vendimin e studentes dhe për këtë gjë ata e kishin lënë të takoheshin për herë të fundit në qytetin e Vlorës.
Dita e sqarimit Ditën e ngjarjes në 25 shtator 2021, studentja ka pohuar në polici, se rreth orës 11:30-12:00 ka shkuar e vetme te lokal “C…” ku kishte menduar të takonte, Fadil Likaj.
Më pas aty ka ardhur dhe Fadili dhe së bashku janë ulur në një tavolinë në ambientin e brendshme.
Pasi janë takuar, studentja ka pohuar në polici se i ka thënë Fadil Likajt fjalët -“…çfarë ke për të më thënë pasi çdo gjë mes nesh ka marrë fund…!”.
Dhe pas kësaj pa thënë asnjë fjalë, Fadil Likaj, ka nxjerë nga çanta e tij marsup një send që studentja, nuk e ka njohur se çfarë ishte, por e ka shquajtur si me formë vezake dhe ngjyrë të errët.
Këtij sendi studentja, ka pohuar se Fadil Likaj i ka hequr diçka dhe e ka hedhur përdhe pranë saj.
E frikësuar nga ky veprim dhe nga ky send, studentja ka deklaruar se ka kërkuar ndihmë te personeli i lokalit dhe në këtë moment. Fadil Likaj e ka qëlluar Kostandinën në pjesën e kokës.
Gjuajtje nga e cila ajo është rrëzuar në tokë. Në këtë moment, Fadil Likaj, sipas saj është larguar me vrap dhe pas tij është ngritur dhe ajo vetë dhe kishte konstatuar se nga koka po i dilte gjak.
Pasi është ngritur ajo pohon se ka dalë nga lokali dhe me anë të një autoambulance është transportuar për mjekim në Spitalin Rajonal Vlorë.
Në polici studentja ka treguar se motivi i kësaj ngjarje është fakti se, Fadil Likaj, nuk pranonte në asnjë mënyrë ndërprerjen e marrëdhënies së njohjes mes tyre pavarësisht dëshirës së saj.