Edhe pse jo të gjitha testet e drejtimit kërkojnë aftësi paralele parkimi, zakonisht këtë e kërkon jeta. Megjithatë, matematika u kujdes edhe për këtë problem!

Ja se si të parkoni veturën tuaj pa asnjë gërvishtje

Parkimi paralel pa dyshim që shkakton telashet më të mëdha për shoferët.

Për të gjithë ata që nuk mund ta imagjinojnë veten pa veturë, ndërsa përpiqen ta shtyjnë veturën në një hapësirë tepër të vogël, shkencëtarët kanë zbuluar një formulë matematikore që do të zgjidhë problemin e tyre.

Ekuacioni u krijua nga Simon R. Blackburn, matematikan nga Universiteti i Londrës.

Ai gjithashtu përdori teoremën e Pitagorës përmes variablave (rrezja e një rrethi rrotullimi të një makine, distanca midis rrotave të përparme dhe të pasme, distanca nga qendra e rrotës së përparme nga pjesa e përparme e makinës dhe gjerësia midis makinave tashmë të parkuara) për të imagjinuar atë që ai e quan manovër “parkimi i përsosur”, falë së cilës makinat zënë hapësirën e zbrazët me një lëvizje.