“Kam makinë modeste, Ferrari”! Zyrtari habit të ftuarit në studio dhe shkakton të qeshura

Së fundmi kandidati i NISMA-s për kryetar të Podujevës Xhemajl Hasani ka qenë i ftuar në “Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova, ku është pyetur se me çfarë makine vozit dhe tepër serioz ai përgjigjet se ka një makinë modeste.

 

Gazetarja: Me çfarë veture vozisni zoti Hasani?

 

Xhemajl Hasani: Lëviz me një veturë modeste, dhuratë prej familjarëve.

 

Gazetarja: Çfarë është modeste për ju?

 

Xhemajl Hasani: Me Ferrari. (Shkaktohen të qeshura në zyrë).

 

Gazetarja: Ferrari, veturë modeste? (qesh)

 

Xhemajl Hasani: Pse?

 

 

Gazetarja: Çfarë vlere ka?

 

Xhemajl Hasani: 70 mijë Euro.

 

Gazetarja: Dhe kjo është modeste për ju, apo jo?

 

Xhemajl Hasani: Po si të gjithë kandidatët e tjerë.

 

Deklarata e Hasanit ka shkaktuar mjaft të qeshura në studio, ndërsa për të çdo gjë që tha ishte shumë normale.

 

Hasani menjëherë pas emisionit në llogarinë e tij në Facebook publikoi një fotografi ku shihet afër veturës “modeste”. /tvklan.al

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME