Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u rikthye historia e Drineda Avdi, 28 vjeçarja nga Bilishti që përloti gjithë shqiptarët. Pas kontributit financiar të të gjithë shqiptarëve ajo mundi të operohej në Turqi, duke fituar betejën me sëmundjen pas 5 muajsh qëndrim në spital.

Mirëpo tani që po përpiqet t’i kthehet jetës normale, Drinedën e shqetësojnë të tjera probleme. Ajo rrëfeu për “Ftesë në 5” se është keq trajtuar fizikisht dhe psikologjikisht nga ish-bashkëshorti, me të cilin i ka dhënë fund marrëdhënies për arsye tradhtie nga ana e tij.