“Mendova se më dërgoi lekë”, Cekja i Beratit tregon dhuratën që i bëri Edi Rama

Sejfulla Mytari, aktori i mirënjohur i humorit shqiptar, i njohur si Cekja i Berait, ka qenë mbrëmjen e së premtes në limuzinën e ‘Glamour Zone’,

me moderatoren Ester Bylyku, ku ka ndarë historitë më të bukura dhe gazmore të karrierës së tij, skena xhelozie nga martesa e tij dhe së fundmi, dhuratën nga Kryeministri Edi Rama, të cilën e keqkuptoi në momentin e parë që e pa.

Ester Bylyku: Cila është dhurata më e bukur dhe më e shtrenjtë që të kanë bërë?

Sejfulla Mytari (Cekja): Më dërgoi njëherë Kryeministri një dhuratë, ishte në një kuti të bukur. U gëzova unë, oooo thash, më ka sjellë lekë.

Ester Bylyku: Mos më thuaj që të kishte sjellë një shishe verë. (qesh)

Sejfulla Mytari (Cekja): Po, atë më kishte sjellë. Po kur e pashë kutinë në fillim, e bukur e madhe, u gëzova shumë (qesh). Megjithatë e vlerësoj dhuratën, për mua rëndësi ka gjesti dhe ishte shumë e bukur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME