Julian Deda është një nga aktorët që ka dalë hapur në përkatësinë e tij politike teksa është dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ai gjithashtu do të kandidonte për deputet në një zonë humbëse të PD , por refuzoi pasi Basha e vendosi në fund të listës.

Deda ka qenë një ndër zërat që kritikoi kryetarin e Partisë Demokratike Lulëzim Bashën për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Shumë anëtarë të Partisë Demokratike kanë firmosur kërkesën për mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të diskutuar mbi vendimin e përjashtimit të Berishës, që sipas tyre është një vendim “nul”. Julian Deda gjithashtu ka postuar në rrjetin e tij social fletë-kërkesën për mbledhje .