Mbrëmja e djeshme, ka qenë vërtetë shumë e ndezur në Dance Reality Show “T’ka mami yll”. Kjo pasi debatet kanë qenë të shumta.
Më i fundit është ai mes mamit të Kristinës dhe gjyshes së Mikeles, ku kjo e fundit e akuzon se po ndërhyn pa vend.
“Mikele kishte disa lëvizje, kurse Kristina kishte më shumë interpretim, por di të them që Kristina na mbërtheu më shumë se sa Mikele. Ishin sytë drejt saj. Kristina dha më shumë emocion”, tha mami i Kristinës.
“Është vajza jote ajo që dha më shumë emocion më shumë, jo djali im. Fol mirë, mos ndërhy në asnjë vend. Fol mirë, mos ndërhy atje ku nuk të takon. E ke gabim shoqe. E kërkojte vetë”, ia kthen gjyshja e Mikeles.