Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.
Në jug dhe juglindje ende mbesin prezente reshje të dobëta lokale shiu. Po ashtu edhe në disa vise në Maqedoni, por në përgjithësi pa reshje. Pasdite vonë nga veriu i Shqipërisë do të ketë tendencë kthjellimesh.
Në Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës priten më shumë intervale kohore me diell sidomos pasdite, por mbetet ftohtë.
Nga e hëna përmirësim i motit, por mëngjeset pritet të jenë të ftohta dhe me mundësi për ngrica të dobëta dhe mjegull nëpër disa lugina. Gjatë ditës priten alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Temperaturat ditore pritet të shënojnë rritje progresive graduale.



