“The Simpsons” është një nga serialet më argëtues për të gjitha moshat, i njohur sa për batutat komike, aq edhe për parashikimet për ngjarje të mëdha botërore.
Mirëpo, mesa duket “The Simpsons”, ka parashikuar edhe satelitin shqiptar në hapësirë, që pritet të lëshohet në hapësirë në muajin mars. Në episodin “The Exchange Student”, shfaqet një satelit me simbolin e shqiponjës dykrenare, dhe videoja e momentit ka qarkulluar kudo në rrjetet sociale.
Kujtojmë se kur Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria shumë shpejt do të lëshonte satelitë në orbitë, rrjeti shpërtheu në meme e video ‘funny’ lidhur me këtë deklaratë.
Mirëpo, vetëm para pak ditësh ai publikoi një video ku bisedonte me një ekspert të kompanisë SPACE X, dhe zbuloi se në mars sateliti ‘Albania 1’ do të jetë në hapësirë, ndërsa sateliti ‘Albania 2’ do të lëshohet në muajin qershor të vitit 2022.
Sakaq, seriali i animuar amerikan “The Simpsons” ka parashikuar ngjarje të mëdha siç ishte rrëzimi i Kullave Binjake, zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA, madje edhe përhapja e pandemisë COVID-19.