A janë bashkë Saimiri dhe Meri? Del e vërteta, pasi ata…

“Love Story” është një nga programet që solli risi në ekranin shqiptar. Vitin e kaluar ishte sezoni i parë i këtij programi, dhe vëmendja ndaj tij ishte maksimale.

Programi u mbyll me një fund të lumtur, ku Saimiri, një djalë shqiptar i rritur në Gjermani, zgjodhi Merin si vajzën e cila i rrëmbeu zemrën në atë program.

E teksa programi mbaroi të gjithë ishin të interesuar se si do të vazhdonte lidhja e tyre jashtë. Ata që në fillim u treguan të rezervuar duke preferuar që lidhjen që nisën në syrin e publikut ta mbanin larg tij.

Mesa duket gjërat nuk kanë shkuar si ata e kanë menduar dhe autorja Ilda Lumani në një lidhje Skype në Klan Neës ka konfirmuar publikisht se Saimiri dhe Meri i kanë dhënë fund historisë së dashurisë, pasi gjërat jashtë programit nuk shkuan ashtu si ata dhe të gjithë në mendonim.

“Dalja e programit marrëdhenia e tyre nuk pati të njëjtin intensitet”! Dihet, që ata nuk janë më bashkë”!, u shpreh autorja Lumani.

Të hënën e 15 nëntorit “Love Story” hap siparin dhe pritet një sezon i gjatë deri në pranverë. Këtë edicion 2 fronistë, një vajzë dhe një djalë do të zgjedhin njeriun, që duan mes 10 konkurrentëve djem dhe vajza!

Ndërsa, çdo ditë do të jenë në ekran përmes programit “Love Story Talk”!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME