Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka prezantuar një projekt që i ka çuditur të gjithë.
Gjatë raportimit ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ajo u shpreh se do hapin Akademinë e Çobenjve, ku barinjtë do t’i bëjnë profesionistë!
“E dimë që blegtoria ka një rënie, pasi është e vështirë, nuk duan njerëzit që të shkojnë në mal të jenë bari, është e vështirë, duan të bëjnë një profesion që është më i lehtë për ta.
Nuk është vetëm çështje shkolle. Është një profesion i trashëguar që duam ta ruajmë dhe çfarë do të bëjmë ne?
Do të incentivojmë të rinjtë, do të shkojmë ti gjejmë, do të bëjmë një akademi për ata.
Do të bëjmë një grup njerëzish dhe do të themi, ti futu në këtë profesion, mbaje dhe ne do të subvencionojmë për këtë, jo për krerë por për faktin që ti e mban tufën”, tha ajo.