Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Mësohet se një auto veturë është ndeshur me një motor në segmentin e rrugës kombëtare Elbasan-ish-Metalurgjik.
Për pasojë drejtuesi i motorit është në gjendje të rëndë.
Pasi është goditur nga autovetura drejtuesi është hedhur disa metra lart. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa i plagosuri është transportuar në spital.



