Një video ku Sali Berisha, mburrte Lulzim Bashën, të njëjtin Lulzim Basha që sot shan e përçundon nëpër foltoret e tij.
“Në Shqipëri, nuk ke patur dhe nuk ke gjer sot ministër që të ketë përmbishur misione historike si Lulzim Basha. Rrugën e Kombit, ato pashaporta që kanë shqipëtarët sot në xhep i kanë nga Lulzim Basha.
Anëtarësimin në nato, heqja e vizave (nuk e dimë për çfarë lloj vizash e ka…) autostrada Tiranë-Elbasan, siguroi financime…”
Kujt Berishe është për ti besuar? Atij që e mburr Bashën apo atij që e shan? Apo thjesht duhet kuptuar që politikanë të tillë janë nëpër “pozicione” thjesht dhe vetëm për interesa personale?!



