Një sasi e madhe rëre ka pershkuar superstradën Lezhë-Milot kete mengjes duke mbuluar rrugën në një gjatësi prej 50 metrash.

Kjo ka vene në rrezik drejtuesit e mjeteve.

Mësohet se Policia Rrugore ka mbërritur në këtë segment ku po sinjalizon drejtuesit e mjeteve për rrezikun.

Ndërkohë ende nuk është identifikuar automjeti që mund të ketë derdhur rërën.